Prapaskena te Barcelona

- Bota Sot

Prapaskena te Barcelona

“SPORT” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë të bujshme në afatin kalimtar.

Për dy vite rresht, në merkaton e vitit 2023 dhe atë të vitit 2024, Barcelona tentoi të transferonte Bruno Guimaraes nga Newcastle.

Drejtuesit katalanas e shihnin brazilianin e “Qymyrxhinjve” si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets.

Drejtori sportiv, Deco, kishte arritur dakordësinë me lojtarin për kushtet personale, por në të dy tentativat, Newcastle kërkoi 100 milionë euro.

Për Barcelonën ishte e pamundur të paguante në atë kohë 100 milionë euro, ndaj dhe u tërhoq nga ideja për transferimin e Guimaraes dhe ndoqi alternativa të tjera.

Katalanasit zgjodhën fillimisht Oriol Romeu, një lojtar që nuk arriti të përshtatej, dhe më pas lojtarët e rinj Marc Casadó dhe Marc Bernal.



Read it all at Bota Sot