Publikohen formacionet zyrtare të Ajax - Inter!
Ajaks-Inter është një nga përballjet interesante të ditës së sotme në Ligën e Kampioneve pasi në fushë janë finalistët e edicionit të kaluar, të cilët pritet të nisin një rrugëtim tjetër me objektivin për t’i shkuar në fund këtij turne.
Trajneri Kivu e ka mbajtur fjalën, duke lënë përsëri Zomer në portë pavarësisht kritikave ndaj zviceranit.
Ndërkohë, ai i ka besuar një vend në sulm të riut Espozito, në vend të Lautaro Martinez i cili e nis ndeshjen nga stoli.