City është gati për ‘Champions’

- Bota Sot

City është gati për ‘Champions’

Fitorja në derbin ndaj Manchester United ka rikthyer atmosferën e mirë te Manchester City.

Trajneri Pep Guardiola tha se skuadra e tij është gati për një tjetër sezon emocionues në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë do të jetë kundër Napolit të Antonio Contes, kampionit në fuqi të Italisë.

Një takim që sjell edhe përballjen me ish-yllin e Cityt, Kevin De Bruyne, i cili këtë verë kaloi tek Napoli.

“E dija që Kevin do të ambientohej menjëherë. Nuk është surprizë për mua. Edhe McTominay po kalon një formë të shkëlqyer dhe Conte është trajner që ka bërë mirë kudo që ka qenë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Guardiola.

Spanjolli shtoi se pavarësisht të kaluarës, kur ekipet e tij shpesh kanë pasur vështirësi kundër Contes, përparësia e Cityt është gjithmonë ndeshja e radhës.

Ai konfirmoi se në portë do të jetë Gianluigi Donnarumma, të cilin e cilësoi si një nga portierët më të mirë të dekadës së fundit.



Read it all at Bota Sot