Skuadra çeke, Slavia e Pragës, ka barazuar me rezultat 2:2 me Bodo/Glimt, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League në futboll.
Futbollisti Youssoupha Mbodji është autor i dy golave të Slavia, duke shënuar në minutën e 28-të e 74-tën.
Për mysafirët shënuan Bassi në minutën e 78-të e Fet në atë të 90-tën.
Hogh lëshoi rastin më të mirë për Bodo-n duke dështuar nga penalltia në minutën e 54-të.
Një pikë e madhe për skuadrën norvegjeze.
Skuadra greke Olympiacos si vendas ndahet baras (0:0) me Pafos nga Qipro.