Vedat Muriqi thyen rekorde

- Bota Sot

Vedat Muriqi thyen rekorde

Dy golat e Vedat Muriqit nuk i kanë shërbyer Mallorca-s për të marrë tri pikët në Barcelonë kundër Espanyol, por në planin personal do të thonë shumë për bomberin nga Prizreni.

Mediet spanjolle kanë evidentuar faktin se Muriqi me golat e shënuar në katalonjë ka arrirtur Víctor Casadesús, i cili është goleadori i tretë më i mirë i ekipit ishullor në Primera Division me 37 gola të shënuar.

Tashmë Muriqi, i cili rinovoi këtë vit kontratën me Mallorca-n deri në 2029-ën, do të jetë i motivuar përpara portës rivale pasi dy legjendat e klubit siç janë Juan Arango dhe Samuel Eto’o nuk janë larg.

Respektivisht me 45 dhe 54 gola dy ish-lojtarët e Mallorca janë në shënjestrën e “Piratit”, i cili do të ketë ndeshje mjatueshëm në dispozicion për tu shndërruar në goleadorin historik të ekipit të Ishujve Balneare në La Liga.



Read it all at Bota Sot