Barcelona nuk heq dorë nga Haaland

- Bota Sot

Barcelona nuk heq dorë nga Haaland

Prej vitesh, emri i Erling Haaland hidhet fort me një transferim të mundshëm në La Liga, fillimisht tek Real Madrid, por së fundmi vijon të qarkullojë fuqishëm edhe në Barcelonë.

Pas mediave spanjolle, edhe në Angli janë të sigurt: Barcelona do të tentojë të bind Haaland në verën e vitit 2026.

Sky Sport zbulon se dëshira e madhe presidentit Laporta është pikërisht Haaland, me bosin e Barçës që sheh tek biondi zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak ka një rendimet të shkëlqyer, pavarësisht moshës, por Lewandowski është futur në vitin që i përfundon kontrata, në 2026.

Në këto kushte, Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po studion tregun për të gjetur një pasues të denjë.



Read it all at Bota Sot