Bayerni - ndalesa e fundit është në stadiumin e vjetër

- Bota Sot

Bayerni - ndalesa e fundit është në stadiumin e vjetër

Me suksesin kundër Chelsea-t, Bayern Munich ka përmirësuar edhe një herë rekordin që e mban në Champions League.

Bavarezët kanë arritur tashmë 22 fitore radhazi në ndeshjet e para të fazës së grupeve të turneut më të madh evropian për klube, një rekord që vazhdon të zgjatet vit pas viti.

Hera e fundit kur Bayern u ndal në debutim ishte në vitin 2002, në “Olympiastadion” e vjetër, kur u mund 2-3 nga Deportivo La Coruña.

Ai sezon rezultoi zhgënjyes, pasi gjermanët u eliminuan që në fazën e grupeve, në një grup ku bënin pjesë edhe Milan e Lens. Që prej asaj disfate, bavarezët nuk kanë gabuar më asnjë “premierë” evropiane.

Rezultatet nga viti 2003 deri në 2025:

2003: Bayern – Celtic 2-1

2004: Maccabi Tel Aviv – Bayern 0-1

2005: Rapid Vienna – Bayern 0-1

2006: Bayern – Spartak Moskë 4-0

2008: Steaua Bukuresht – Bayern 0-1

2009: Maccabi Haifa – Bayern 0-3

2011: Villarreal – Bayern 0-2

2013: Bayern – CSKA Moskë 3-0

2014: Bayern – Manchester City 1-0

2015: Olympiacos – Bayern 0-3

2017: Bayern – Anderlecht 3-0

2019: Bayern – Crvena Zvezda 3-0

2020: Bayern – Atlético Madrid 4-0

2023: Bayern – Manchester United 4-3

2024: Bayern – Dinamo Zagreb 9-2

2025: Bayern – Chelsea 3-1

Me këtë ecuri mbresëlënëse, Bayern ka treguar se debutimi në Champions është kthyer në një garanci absolute fitoreje. Nga gjigantë si Barcelona, Inter dhe Manchester United, deri tek skuadra të tjera të kontinentit, askush nuk ka mundur të ndalë bavarezët në ndeshjen e parë që prej më shumë se dy dekadash.



Read it all at Bota Sot