FIFA pranoi pjesërisht padinë e Alparslan! FC Shkupi detyrohet t’i paguajë 43 mijë euro

- Bota Sot

FIFA pranoi pjesërisht padinë e Alparslan! FC Shkupi detyrohet t’i paguajë 43 mijë euro

Dhoma e Statusit të Lojtarëve e FIFA-s ka vendosur që padia e trajnerit turk, Erdem Alparslan kundër KF Shkupi 1927 të pranohet pjesërisht.

Me këtë vendim, klubi nga Çairi është i detyruar t’i paguajë ish trajnerit:

10,136.49 euro si paga të prapambetura, së bashku me interesin prej 5% në vit, të llogaritura për secilën shumë dhe periudhë vonesë individuale:

– 1,136.49 euro nga 16 prilli 2025,

– 3,000 euro nga 16 maji 2025,

– 3,000 euro nga 16 qershori 2025,

– 3.000 euro nga 6 korriku 2025, deri në ditën e pagesës së plotë.

Për më tepër, klubi është i detyruar ti paguajë 33,000 euro si kompensim për ndërprerjen e kontratës para kohe, së bashku me interesin statutor prej 5% në vit, duke filluar nga data 6 (muaji do të specifikohet në vendimin e plotë) 2025, deri në datën e pagesës së plotë.

Sipas Nenit 8, aneksi numër 2, nga Statusi i Lojtarit dhe Rregulloret e Transferimit, nëse pagesa e plotë (duke përfshirë të gjitha interesat statutore) nuk bëhet brenda 45 ditëve nga data e marrjes së këtij vendimi, atëherë do të zbatohen pasojat e mëposhtme:

I pandehuri do të pezullohet nga regjistrimi i lojtarëve të rinj, qoftë në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, derisa borxhi të shlyhet plotësisht. Kohëzgjatja maksimale e ndalimit është tre afate kalimtare të njëpasnjëshme.

Nëse pas skadimit të tre afateve kalimtare të njëpasnjëshme të regjistrimit të lojtarëve të rinj, pagesa e plotë (duke përfshirë këtu të gjitha interesat ligjore) nuk është bërë, lënda, me kërkesë, do të dorëzohet te Komiteti Disciplinor i FIFA-s.

Pasojat do të zbatohen vetëm me kërkesë të paditësit, në përputhje me Nenin 8, paragrafët 7 dhe 8 të aneksit 2 dhe Nenin 25 nga Statusi i Lojtarit dhe Rregulloret e Transferimit..



Read it all at Bota Sot