Komisioni i Arbitrimit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së Jeton Beqirit pas ndeshjes Struga Trim Lum – Shkëndija , në të cilën trajneri i klubit nga Tetova akuzoi për standarde të dyfishta në përdorimin e sistemit VAR.
Reagimi nga Komiteti i Arbitrimit në kuadër të FFM-së:
“Kur sistemi VAR anuloi golat e Bashkimit dhe Struga Trim Lumit kundër Shkendijës, atëherë ishte mirë. Por kur vendimi nuk është në favor të klubit tuaj, menjëherë bëhet problem.
Këto janë deklarata klasike të alibit, e keqja më e madhe në futboll. Trajnerët që fshehin injorancën dhe paaftësinë e tyre pas sistemit VAR, nuk i sjellin asgjë të mirë ekipit të tyre ose futbollit në Maqedoni.
Komisioni i Arbitrimit kujton se ishin Bashkimi dhe Struga Trim Lum ato që pranuan vendimet e marra duke përdorur sistemin VAR me dinjitet, pa krijuar alibi dhe pa mesazhe të panevojshme për gjyqtarët. Vetëm Jeton Beqiri po përpiqet përmes paraqitjes mediale të zhvendosë fajin dhe të dërgojë mesazhe të alibit. Theksojmë se penalltia e dhënë ndaj Struga Trim Lum në ndeshjen me Shkendijën është e pastër dhe vendimi është i saktë.
Theksojmë se sistemi VAR, është duke funksionuar ekskluzivisht sipas protokolleve ndërkombëtare dhe të njëjtave kritere janë për të gjitha skuadrat , pa hapsirë për standarde të dyfishta.
E ftojmë ekspertin e shkëlqyer, Jeton Beqiri, në qendrën VAR të FFM-së, personalisht para të gjithë Komitetit të Arbitrimit për të verifikuar procesin, dhe pastaj le të ‘pështyjë’ mbi faktet.
“VAR nuk ka standarde të dyfishta, vetëm profesionalizëm dhe objektivitet, diçka që në të kaluarën e afërt ishte thjesht një alibi për injorancën dhe dyshimin”.