Meret do të jetë titullar

- Bota Sot

Meret do të jetë titullar

Napoli është gati për rikthimin në Champions League me një përballje të zjarrtë ndaj Mançester Sitit.Në Kastel Volturno atmosfera është e qetë dhe ekipi u stërvit me vendosmëri para nisjes për Angli. Lajmi më i rëndësishëm është rikuperimi i portierit Aleks Meret, i cili pas problemeve muskulore ka punuar normalisht me grupin dhe do të jetë titullar.

Konte pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që mposhti Fiorentinën, por mbetet një pikëpyetje në mbrojtje:

Bojkema duhet të shërohet pas gripit, ndërsa në krahun e majtë Olivera mund të zëvendësojë Spinacolën. Në sulm, Hojlund shihet si titullar, ndërsa Luka pritet të ulet në stol.

Napoli shkon në Etihad me qetësi, por i vetëdijshëm për vështirësinë e misionit kundër skuadrës së Guardiolës.



Read it all at Bota Sot