Henry: Arsenali duhet të fitojë trofe këtë sezon

- Bota Sot

Henry: Arsenali duhet të fitojë trofe këtë sezon

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka folur hapur për presionin që ndjen trajneri Mikel Arteta në këtë sezon, duke thënë se faza e progresit ka kaluar dhe tani është koha që “Topçinjtë” të shpërblehen me trofe.

Sipas ish-sulmuesit francez, tifozët duan të shohin përfundimisht sukses të prekshëm dhe jo më vetëm zhvillim apo justifikime.

“Si tifoz, do ta mbështes ekipin siç bëj gjithmonë, por në një moment duhet të jesh i sinqertë, ky vit është i domosdoshëm, s’ka më justifikime”, tha Henry.

“Nëse mund të bësh rotacion siç bëri ai për shembull kundër Nottingham Forest dhe ai do ta bëjë këtë edhe më shumë gjatë sezonit, nuk po flas për askënd që nuk është në klub, po them se këtë vit duhet të fitosh diçka.

Nëse do të isha në atë dhomë zhveshjeje, do të synoja titullin. Si tifoz do të doja që klubi im të fitonte diçka, si lojtar unë synoj titullin, së pari. Por kur luan për titullin, duhet të shkosh dhe ta marrësh atë.

Nuk po luaj për të mos humbur ndeshje. Nëse do të mposhtësh Liverpoolin ose Man Cityn, duhet të shkosh dhe ta arrish, nuk mund të hysh në një ndeshje me idenë mos ta humbasim", tha Henry.

“Nëse do të fitosh ligën, në kohën time, duhej të mposhtje Man United, nuk mund të shkosh dhe të thuash, le të shohim nëse mund ta barazojmë këtë ndeshje", përfundoi legjenda franceze.



Read it all at Bota Sot