Uzuni sërish protagonist me Austin

- Bota Sot

Uzuni sërish protagonist me Austin

Myrto Uzuni ishte protagonist absolut në suksesin historik të skuadrës së tij, Austin FC, që eliminoi Minnesota United pas një sfide dramatike dhe siguroi kualifikimin për finalen e Kupës, për herë të parë në histori.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje të madhe, duke qëndruar në fushë për plot 120 minuta dhe duke treguar se e ka lënë pas problemet fizike që e mbajtën larg përfaqësueses kuqezi.

Në minutat e fundit të shtesës, Uzuni ishte përsëri vendimtar: goditja e tij me kokë, vetëm një minutë para fundit, shkaktoi aksionin që solli golin e fitores dhe ndezi festën e madhe për Ostin-in.

Falë paraqitjes së shkëlqyer të sulmuesit shqiptar, Austin FC jo vetëm që shkruan një faqe të re në historinë e vet, por do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun e parë madhor.



Read it all at Bota Sot