Llapi i Podujevës është mbështetur për muri sa i përket rezultateve të dobëta në katër javët e para në elitën e futbollit të Kosovës.
Katër ndeshje, dy barazime e dy humbjen, janë bilanc i palakmueshëm.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, kërkon fitoren e parë të dielën e fundjavës, ku do të përballen me Ballkanin e Therandës.
Ndeshja luhet në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Çka është edhe më keq, Llapi për katër ndeshje ka shënuar vetëm një gol e ka pësuar pesë!
Sulmi i Llapit është zhgënjyes deri me tash.
Llapi është në fund të tabelës (i dhjeti) me 2 pikë dhe Ballkani në pozitën e dytë me 8 sosh.