Arsimi zhgënjen, mposhtet me rezultat 1:4

- Bota Sot

Arsimi zhgënjen, mposhtet me rezultat 1:4

Ditë e keqe për klubin e futbollit Arsimi nga Çegrani.

Skuadra e Arsimit si vendas në Gostivar ka pësuar humbje të thellë me rezultat 4:1 nga Vardari i Shkupit.

Zhgënjim i madh për tifozët e Arsimit, për faktin se kanë pritur rezultat më të mirë në këtë sfidë.

Arsimi nuk ishte sikur në Manastir kur e mposhti me 4:0 Pelisterin.

Në minutën e 60-të KF Arsimi humbi edhe penalltinë, lojtari i kësaj skuadre gjuajti jashtë portës së poshtme të djathtë.

Pas javës së 6-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Vardarin me 16, Sileksin 15 dhe Arsimi zë pozitën e 8-të me 5 pikë.



Read it all at Bota Sot