Ky është i dyshuari për 500 kg mari*hua:në në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Ky është i dyshuari për 500 kg mari*hua:në në Suharekë

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personit që dyshohet për rastin e drogës së kapur në Suharekë, që është cilësuar si një nga sekuestrimet më të mëdha të këtij viti.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që po kërkohet nga policia është F.  Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës.

Ai është shpallur në arrati pas operacionit të madh që zbuloi një sasi prej 500 kilogramësh marihuanë në një objekt (stallë) që dyshohet të jetë në pronësi të tij.

Gjatë aksionit, përveç drogës së përpunuar e në proces tharjeje, policia dhe prokuroria sekuestruan edhe: Një granatëhedhës (mortajë prodhim kinez) me predhë, një pushkë gjuetie, traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, një telefon celular.

Për shkak të rrezikut, njësitet e FSK-së (EOD) kryen shpërthimin e kontrolluar të predhës jashtë objektit.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të Fazli Ndrecajt, i cili konsiderohet i dyshuari kryesor për këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit