Janë publikuar formacionet zyrtare të katër sfidave të mbrëmjes në Champions League.
Në “St. James’ Park”, Newcastle do të presë Barcelonën.
Për “Qymyrxhinjtë”, blerja e tyre më e shtrenjtë në histori, Nick Woltemade, gjendet në stol. Për katalanasit mungojnë tre emra me peshë si Lamine Yamal, Gavi dhe Balde. Nga minuta e parë Robert Lewandowski dhe Fermin Lopez.
NEWCASTLE UNITED: Pope; Trippier, Schär, Burn, Livramento; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Elanga, Gordon, Barnes.
BARCELONA: Joan García; Koundé, Araújo, Cubarsí, Gerard Martín; Pedri, Frenkie De Jong; Raphinha, Fermín López, Rashford; Lewandowski.
Në “Etihad”, Kevin de Bruyne do të luajë për herë të parë kundër Manchester City, pas largimit në verë për te Napoli. Për italianët mungojnë Lukaku dhe Rrahmani, për vendasit mungojnë po ashtu disa emra të rëndësishëm si Marmoush, Cherki apo Kovacic.
MANCHESTER CITY: Donnarumma; Khusanov, Rúben Dias, O’Reilly, Gvardiol; Rodri; Bernardo Silva, Reijnders, Foden, Doku; Haaland.
NAPOLII: Milinkoviq-Saviq; Di Lorenzo, Beukema, Buongiorno, Spinazzola; Lobotka; Politano, Anguissa, Kevin de Bruyne, McTominay; Hojlund.