Lotito ndez derbin: Roma, Milani dhe Interi janë në telashe

- Bota Sot

Lotito ndez derbin: Roma, Milani dhe Interi janë në telashe

Pak ditë para derbit të madh të kryeqytetit italian mes Lazios dhe Romës, që luhet më 21 shtator, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka ndezur polemika me një deklaratë të fortë.

Në një përballje verbale me një tifoz të skuadrës bardhekaltër, i cili u ankua për mungesën e përforcimeve në afatin kalimtar të kësaj verë, Lotito u përgjigj me ton të ashpër.

“A i ke paratë? Nëse nuk i ke dhe unë jam presidenti, duhet të ndjekësh shembullin tim. Financiarisht, jemi klubi më i fortë në treg tani. Gabimi im ishte që nuk bëra një rritje kapitali dhe nuk i hoqa qafe të gjithë të tjerët, siç bëri Cragnotti dhe drejtuesit pasues”, tha Lotito.

Numri një i Lazios nuk e la me kaq, duke u kthyer edhe ndaj rivalëve direkt në Serie A.

“A ju bëri Cragnotti të ëndërroni? Po, por unë ende po i paguaj borxhet e tij deri në vitin 2027. Ai ju bëri të ëndërroni me një klub të falimentuar. Nëse doni të falimentoni, do të më duhen tre minuta për t’i shpenzuar, sepse kjo është situata: Roma, Milani dhe Interi janë në telashe. Ne nuk e fituam titullin, por të paktën nuk jemi në mes të një rrëmuje”, theksoi ai.

Deklaratat e Lotitos pritet ndezin edhe më shumë atmosferën përpara përballjes Lazio–Roma, një derbi që tradicionalisht sjell tension të lartë brenda dhe jashtë fushe.



Read it all at Bota Sot