Botafogo në dilemë për Ancelottin!

- Bota Sot

Botafogo në dilemë për Ancelottin!

Davide Ancelotti po kalon një moment delikat në krye të Botafogos.

Djali i trajnerit të njohur, Carlo Ancelotti, nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit brazilian: eliminimi befasues në Copa Libertadores kundër LDU Quito dhe humbja e fundit në kampionat ndaj São Paulos e kanë vënë në vështirësi. Aktualisht Botafogo ndodhet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me São Paulon, por pa treguar vazhdimësi.

Në këtë situatë, e ardhmja e Ancelottit është vënë në pikëpyetje.

Por ndërkohë, interes për të po vjen nga Evropa. Rangers në Skoci po përjetojnë gjithashtu një krizë: vetëm katër pikë në pesë ndeshje të kampionatit dhe eliminimi i dhimbshëm në gusht nga faza kualifikuese e Champions League kanë bërë që pankina e trajnerit Russell Martin të lëkundet fort.

Një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë do të ishte pikërisht Davide Ancelotti, i cili ndonëse në vështirësi me Botafogon, shihet si një emër me potencial për të ringritur Rangers.

Pra, nga Brazili në Skoci, e ardhmja e teknikut italian duket se do të vendoset shumë shpejt.



Read it all at Bota Sot