Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të Realit në La Liga. Ishte minuta e 32-të, kur Huijsen la fushën e lojës mes protestave.
Ndeshja ndaj Real Sociedad megjithatë u fitua 1 me 2 nga Reali. Golat e Mbape dhe Gyler ishin vendimtarë për fatet e takimit. Sot ka reaguar Huijsen, pasi apelimi i tij nuk është pranuar.
“Gabimi është pranuar por pezullimi mbetet. Imazh i mirë për futbollin spanjoll”, shkruan talenti i mbrojtjes me ironi.
Dhe pse arbitri gaboi, sërish vendimi nuk mund të ndryshojë. Kështu Real Madrid do e presë Espanjolin në sfidën e radhës pa llogaritur mbrojtësin e qendrës.