Kevin De Bruyne nuk e kishte imagjinuar kështu rikthimin e tij në “Etihad”, këtë herë si kundërshtar i Manchester City-t.
Mesfushori belg i Napolit, që u prit me duartrokitje nga tifozët vendas në momentin e hyrjes në fushë, përjetoi një mbrëmje të shkurtër.
Vetëm pas 26 minutash lojë, trajneri Antonio Conte u detyrua ta largonte nga fusha për arsye taktike, pas kartonit të kuq të marrë nga kapiteni Giovanni Di Lorenzo.
Në atë moment, Napoli mbeti me një lojtar më pak dhe Conte vendosi të sakrifikonte pikërisht De Bruyne-n për të rindërtuar ekuilibrin në mbrojtje.
Një kthim i hidhur për ‘yllin’ belg, i cili shpresonte të përjetonte më gjatë emocionet e një ndeshjeje të veçantë ndaj klubit ku u bë legjendë, por që përfundoi shumë më herët nga sa pritej.