Markus Rashford shkruan historinë në debutimin e tij europian me fanellën e Barcelonës në transfertë kundër Njukastëll.
Sulmuesi anglez, i cili këtë verë bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar në “Camp Nou”, realizoi një dopietë që e vendos menjëherë mes emrave të mëdhenj të klubit katalanas.
Statistikat e Rashford:
I pari lojtar i Barcelonës që shënon një dopietë në debutimin e tij në transfertë në Champions League (i pesti në total).
Vetëm i dyti anglez që arrin të shënojë në debutim kundër një ekipi anglez, me një klub jo anglez.
10 gola kundër Njukastëll në karrierë (7 gola dhe 3 asistime).
Me këto shifra, Rashford jo vetëm që nisi mbarë aventurën europiane me Barcelonën, por konfirmoi edhe një herë se Njukastëll është një nga “viktimat” e tij të preferuara.