Rikthehet Kategoria e Parë

- Bota Sot

Rikthehet Kategoria e Parë

Këtë mesjavë dolën në skenë skuadrat e futbollit europian për të luajtur ndeshjet e para në Champions League.

Megjithatë, vëmendjen ditën e sotme e merr futbolli shqiptar.

Ekipet e Kategorisë së Parë do të dalin në fushën e lojës për të zhvilluar tre ndeshje të javës së 4-t.

Në orën 16:00, Pogradeci do të presë në shtëpi Skënderbeun në një nga sfidat më interesante të javës.

Gjithashtu në orën 16:00, Besa e Kavajës udhëton në transfertë me synimin për një rezultat pozitiv në Burrel. Paralelisht me këto dy ndeshje, Laçi do të presë ekipin e Korabit ditën e sotme..



Read it all at Bota Sot