RM Castilla, ekipi i dytë i Real Madridit para dy dite pësoi një humbje minimale 0:1 ndaj Racing de Ferrol.
Gjatë kësaj ndeshje ndodhi një incident, që po diskutohet shumë tani në rrjetet sociale.
Futbollisti i RM Castilla, Joan Martinez u godit me bërryl nga lojtari kundërshtar, Saul Garcia.
Goditja ishte e frikshme dhe shumë e rrëzikshme, por sistemi “VAR” dhe gjyqtari i ndeshjes nuk e pa si ndërhyrje të ashpër.
Ai e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë edhe pse në pamje shihet se ishte e qëllimshme.
Trajneri i RM Castillas, Arbeloa pas ndeshjes tha se nëse vazhdohet me gjyqtarë të tillë, atëherë do të ketë gabime të vazhdueshme.