Jules Kounde foli pas fitores së Barcelonës ndaj Newcastle: “Ka qenë një ndeshje e bukur, treguam karakter dhe arritëm të shfrytëzonim pikat tona të forta. Rashford na ndihmoi shumë me golat e tij”.
Koundé shtoi për sfidën e radhës në Champions League, ndaj PSG, kampionit në fuqi të Europës:
“Duhet të mendojmë kryesisht për veten, po kërkojmë ende ekuilibrat e duhur.
Sonte u panë gjëra pozitive, edhe pse në disa momente vuajtëm.
Ndaj PSG na pret një sfidë motivuese. Parizienët janë kampionë të Europës, ekip fantastik.
Historia mes dy klubeve e bën gjithçka edhe më të shumëpritur. Po e presim me padurim ta luajmë atë ndeshje”.