Skuadrat që kanë investuar më shumë

- Bota Sot

Skuadrat që kanë investuar më shumë

CIES Football Observatory ka publikuar listën e 100 klubeve në botë që kanë investuar më shumë në kartonët e lojtarëve për të ndërtuar skuadrat aktuale të tyre, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme të marrëveshjeve.

Në krye të renditjes qëndron Chelsea, me një total prej 1,314 miliardë eurosh, ku më i shtrenjti ka qenë Moisés Caicedo (134 milionë euro, 10% e shpenzimit total).

Podiumi kompletohet nga dy rivalët e mëdhenj të Premier League: Manchester City – 1,128 miliardë € dhe Manchester United – 1,071 miliardë €. Pas tyre vijnë përsëri dy klube angleze, Liverpool (1,065 miliardë €) dhe Arsenal (1,001 miliardë €).

Asnjë klub jashtë Anglisë nuk ka kaluar shifrën e 1 miliardë eurove në shpenzime për skuadrën aktuale.

Rekordin e mban Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Champions League, me 873 milionë €, duke u renditur në vendin e 7-të, pak përpara Real Madridit. Në vendin e 11-të gjendet Juventusi me 503 milionë euro, ndërkohë që më poshtë gjendet Napoli me 456 milionë euro. Interi ndërkohë ka shpenzuar vetëm 295 milionë euro.

Jashtë Europës, vendin e parë e mban Al-Hilal i Arabisë Saudite, me 451 milionë €, që e pozicionon në vendin e 19-të globalisht. Dominimi i klubeve angleze në këtë renditje tregon qartë forcën financiare të Premier League, që vazhdon të mbetet kampionati më i shtrenjtë dhe më i pasur në botën e futbollit. /



Read it all at Bota Sot