Maresca i thur lavde Amorimit

- Bota Sot

Maresca i thur lavde Amorimit

Skuadra e Chelseat nesër luan ndeshjen e ardhshme në Premier League, ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Trajneri Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media dhe u pyet për kundërshtarin e tij, Ruben Amorim.

Maresca thur lavde për trajnerin e “Djajve të kuq” edhe pse ky i fundit nuk ka pasur rezultate të mira kohët e fundit.

“E vlerësoj shumë Ruben Amorimin. Është një trajner i mrekullueshëm. Ndonjëherë mund të kesh vështirësi në fillim të një projekti. Nuk kam dyshim që ai është një trajner fantastik. I kam parë ndeshjet e tij te Sportingu”, u shpreh Maresca

Nesër (e shtunë) nga ora 18:30 – Chelsea udhëton në “Old Trafford” për ndeshjen derbi të javës së pestë në Premier.



Read it all at Bota Sot