José Mourinho mbetet një figurë ndarëse; ose e do, ose e urren. Këtë herë është vënë në shënjestër të pakënaqësisë së tifozëve të Fenerbahçes, që ndihen të “tradhtuar” nga trajneri portugez.
Shkak u bënë fjalët e tij në prezantimin si trajner i ri i Benfica: “Gabova që zgjodha Fenerbahçe, nuk ishte në nivelin tim”. Një deklaratë që ndezi zemërimin e fansave turq.
Kur “Mou” postoi një foto në Instagram nga qendra stërvitore e Benfica me mbishkrimin “mirëmëngjes, një ditë e veçantë”, tifozët e Fenerbahçes e “sulmuan” me komente.
Mesazhet e tyre ishin të ashpra: “special money”, “empty one”, “mercenar”, “ke rënë në nivel, Benfica < Fenerbahçe”.
Dhjetëra e qindra komente tregojnë zhgënjimin e madh, pas një historie dashurie të mbyllur papritur dhe në mënyrë të hidhur. Mourinho, edhe një herë, ka ndezur polemika.