Futbollisti më i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono ka refuzuar Kombëtaren e Argjentinës.
Mastantuono ka refuzuar shtetin e tij për të qëndruar te Real Madridi.
Argjentina U20 publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës, por aty nuk figuroi emri i 18-vjeçarit.
Lojtari i cili shpeshherë po luan si startues te klubi spanjoll në këtë fillim të sezonit – ka preferuar të qëndroj në Real Madrid dhe të përshtatet me skuadrën.
Argjentinasi firmosi me Real Madridin gjatë afatit kalimtar të verës nga River Plate për 45 milionë euro.