Alonso i shqetësuar

- Bota Sot

Alonso i shqetësuar

Xabi Alonso nuk ka qenë kurrë një futbollist i zakonshëm, dhe as si trajner nuk është .

Kushdo që e sheh jashtë stolit e kupton shpejt se ai nuk rri duarkryq, nuk rri i qetë, nuk e lë ndeshjen të kalojë pa ndërhyrë.

Në vetëm pesë ndeshje në krye të Real Madridit (ai e bëri të qartë se ndeshjet e Kupës së Botës nuk llogariteshin), e ka bërë të qartë se nuk është trajner i profilit të ulët . Ai flet, bën gjeste, korrigjon, shtyn. Asgjë nuk i lihet rastësisë në filozofinë e lojës së tij.

Por mes kësaj vorbulle energjie, Xabi ka zbuluar një armik të heshtur që kërcënon ta ndalojë .

Dhe kur diçka i del jashtë kontrollit, ai nuk ngurron ta shohë ekipin e tij në sy dhe të japë një mesazh të prerë, kujdes kartonët e kuq.

Handikapi ka nisur që në Botërorin e Klubeve. Mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Çabi e mblodhi ekipin e tij në Valdebebas për t’u kujtuar atyre se dhënia nuk mund të bëhet në mënyrë rastësore dhe të pamatur.

“Përjashtimi është i shmangshëm, është për të ardhur keq. Do të duhet të flasim për këtë” – tha ai pas kartonit të kuq të Karvajal në Ligën e Kampionëve.

Dhe kjo frazë nuk ishte thjesht një mendim në nxehtësinë e momentit, ishte një paralajmërim për të gjithë.

Kaq thotë Çabi, një fjali, por që vlen sa një diskutim i gjatë. Dhe atë që ai e le në mes e vazhdon portieri dhe veterani i skuadrës, Kurtua.

Shembujt e fundit janë plagë të hapura. Dean Hajsen, vetëm në disa ndeshje për Real Madridin, ka grumbulluar dy kartonë të kuq që kanë lënë shenja. Kundër Dortmundit në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, faulli i tij si lojtari i fundit në minutat e fundit i kushtoi më shumë sesa një penallti. Një karton i kuq që i privoi mundësinë për të luajtur në gjysmëfinale kundër PSG-së .

Kundër Real Sociedadit, ai e përsëriti gabimin. Një gjest me dorë që do ta korrigjojë me përvojë. “Ishte i panevojshëm “, deklaroi Kurtua. Rasti i Raul Asencios dhembi edhe më shumë. Dhe Kurtua e mbyll në këtë mënyrë shqetësimin e Alonsos. “Ndonjëherë është më mirë të pësosh një gol sesa ta lësh ekipin peng për tetëdhjetë minuta. “Siç qëndrojnë gjërat, Çabi Alonso nuk kërkon fajtorë, ai kërkon zgjidhje. Ai nuk e drejton gishtin nga askush publikisht, por privatisht bën kërkesa.



Read it all at Bota Sot