La Liga ka publikuar kufijtë e kostos së ekipeve për pagat e lojtarëve dhe stafit teknik.
Real Madrid mbetet klubi me kufirin më të lartë: 761 milionë euro, krahasuar me 754 milionë të sezonit të kaluar.
Nga ana tjetër Barcelona ka një buxhet më të ulët duke rënë në 351 milionë euro, nga 463 që kishte në merkaton e dimrit të kaluar.
Në sezonin 2023/24, Barça kishte vetëm 204 milionë euro kufi, duke u rikuperuar hap pas hapi.
Rikthimi në Camp Nou pritet të jetë një shtysë vendimtare për të stabilizuar financat. Atlético Madrid mban vendin e tretë me 326 milionë euro, një rritje nga 314 milionë që kishte dimrin e kaluar.
Sevilla, sezonin e kaluar me vetëm 684 mijë euro kufi, tani ka 20 milionë euro. Kjo falë rregullores së re të LaLigës, e cila përcakton që çdo klub i të mos kalojë 30% të xhiros vjetore. Megjithatë, Sevilla mbetet ekipi me kufirin më të ulët në elitë.
Ky limit përcakton shpenzimet e lejueshme për: lojtarët, trajnerin kryesor, ndihmësit dhe përgatitësin fizik të ekipit të parë ekipet e të rinjve, akademinë dhe të tjera. Mekanizmi funksionon po ashtu dhe për kategoritë e tjera..