Milan nuk ka qetësi

- Bota Sot

Milan nuk ka qetësi

Milan është rikthyer në qetësi pas humbjes ndaj Cremoneses, duke marrë dy fitore radhazi kundër Lecces dhe Bolonjës.

Tashmë, përveç rezultateve në fushë, drejtuesit duhet të mendojnë për të ardhmen, sidomos për çështjen e kontratave.

Portieri francez Mike Maignan  u detyrua të linte fushën në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi në pulpë, duke e lënë sërish ekipin pa titullarin. Situata ka vënë në lëvizje Igli Taren dhe Giorgio Furlanin, të cilët duhet të marrin vendime për të ardhmen, ndërsa kontrata e e tij skadon në vitin 2026.

Në verë, ai ishte pranë një transferimi te Chelsea, por Massimiliano Allegri e bllokoi lëvizjen.

Megjithatë, një tjetër dëmtim ka rikthyer pasigurinë, ndërsa negociatat për rinovimin – me një ofertë rreth 5 milionë euro në sezon deri në 2028 – janë ngrirë. Klubi synon të shmangë një tjetër rast si ai i Donnarumma-s, ndaj javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Më pak të komplikuara duken negociatat për Christian Pulisic dhe Alexis Saelemaekers.

Kontratat e tyre skadojnë në vitin 2027, por pritet të zgjaten: amerikani deri në vitin 2029 me një pagë prej 5 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa belgu pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Vëmendje kërkojnë edhe Fikayo Tomori dhe Ruben Loftus-Cheek, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2027. Klubi mund të nisë bisedimet për rinovim që në fillim të vitit 2026, për të siguruar stabilitet afatgjatë.



Read it all at Bota Sot