Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik

- Bota Sot

Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik

Aeroportet në Bruksel dhe Berlin po përjetojnë pasojat e një sulmi kibernetik.

Sipas një deklarate të Aeroportit të Brukselit, ofruesi i shërbimit për sistemet e regjistrimit dhe hipjes në bord u godit dje në mbrëmje nga një sulm kibernetik.

Pritet një ndërprerje e konsiderueshme e fluturimeve dhe paralajmërime për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Vetëm regjistrimi dhe hipja manuale ishin të mundura në aeroportin që i shërben kryeqytetit belg, ndërsa ofruesi i shërbimit u përpoq ta zgjidhte problemin.

“Pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të udhëtojnë”, tha ofruesi i shërbimit të Aeroportit të Brukselit.

Aeroporti Berlin-Brandenburg i Gjermanisë njoftoi gjithashtu sot se ofruesi i shërbimit për sistemet e trajtimit të pasagjerëve ishte goditur dje në mbrëmje nga një sulm kibernetik.

Aeroporti tha se, më pas kishte ndërprerë lidhjet me sistemet, duke paralajmëruar se pasagjerët do të duhej të prisnin më gjatë në shërbimin e regjistrimit dhe për të hipur në bord.

“Vetë aeroporti nuk ishte shënjestra e sulmit kibernetik dhe u prek vetëm në mënyrë indirekte”, tha Aeroporti Berlin-Brandenburg.

Ofruesi i sistemit përdoret në aeroportet në të gjithë Evropën dhe besohet se aeroporte të tjera evropiane mund të jenë prekur, gjithashtu.

Aeroporti “Heathrow” i Londrës tha në një njoftim se mund të kishte vonesa pasi një ofrues i palës së tretë i sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord përgjegjës për disa linja ajrore po përjetonte “një problem teknik”.



Read it all at Bota Sot