Boateng vendos të tërhiqet

- Bota Sot

Boateng vendos të tërhiqet

Jérôme Boateng, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, ka shpallur këtë të premte, në moshën 37-vjeçare, tërheqjen zyrtare nga futbolli profesionist.

Nëpërmjet një mesazhi emocional në rrjetet e tij sociale, qendërmbrojtësi komunikoi vendimin për të varur këpucët, duke i dhënë fund një karriere gati dydekadëshe, të mbushur me trofe.

Jérôme Boateng është një nga futbollistët më të dekoruar të Gjermanisë:

Futbollisti gjerman i vitit (2016), 1x Kupë Bote, 2x Champions League,9x tituj të Bundesligës.

Boateng, i cili ishte pa skuadër që nga largimi nga LASK Linz në Austri në muajin gusht, e krijoi legjendën e tij kryesisht te Bayerni i Mynihut, klub ku qëndroi për një dekadë (2011–2021).

Me fanellën bavareze, ai u bë shtyllë e mbrojtjes dhe ndërtoi një palmares të jashtëzakonshëm që përfshin nëntë tituj të Bundesligës dhe, mbi të gjitha, dy ‘tripleta’ (kampionat, kupë dhe Champions League) në sezonet 2012–13 dhe 2019–20.

Momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2014, kur ishte pjesë thelbësore e mbrojtjes së kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Brazil.

Boateng ishte titullar në finalen kundër Argjentinës dhe u konfirmua si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.

Në total, ai zhvilloi 76 ndeshje me “Mannschaft”-in.



Read it all at Bota Sot