Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë.
Të shtunën do të luhen dy takime, ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.
Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.
Vora – Flamurtari dhe Dinamo City – Bylis do të luhen të dielën në ora 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës, Teuta – Vllaznia do të luhet në ora 19:00.