Brighton synon rikthimin te fitorja

- Bota Sot

Brighton synon rikthimin te fitorja

Brighton do të përpiqet të gjejë më shumë gëzim në “Amex Stadium” këtë të shtunë, kur skuadra e Thomas Frank dhe Tottenham të zbresin në jug të Anglisë.

Pas fitores mbresëlënëse 2-1 kundër Manchester City në shtëpi, Brighton u rikthye me këmbë në tokë javën e kaluar, duke humbur 2-1 ndaj Bournemouth.

Vetëm 4 pikë nga katër javët e para përbëjnë nisjen më të dobët të tyre që nga sezoni 2020/21, kur përfunduan në vendin e 16-të.

Me një sfidë të vështirë ndaj Chelseat që i pret më pas, presioni mbi trajnerin Fabian Hürzeler është rritur.

Nga ana tjetër, Tottenhami i Thomas Frank ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e para në drejtim (2 humbje), duke përfshirë edhe triumfin 1-0 ndaj Villarrealit në debutimin e tyre në Champions League këtë sezon.

Edhe pse paraqitja nuk ishte bindëse, Frank theksoi “bazat e forta” të skuadrës, diçka që mungoi sezonin e kaluar. Forma e mirë në transfertë ka shtuar optimizmin, me Spurs që kanë fituar të dy ndeshjet e tyre të deritanishme jashtë fushe në Premier League, me një golavarazh 5-0.

Statistika dhe histori përballjesh

Brighton arriti dy fitore ndaj Tottenham sezonin e kaluar, për herë të parë në histori.

Seagulls synojnë të fitojnë për herë të tretë radhazi në shtëpi ndaj Spurs.

Brighton ka vetëm një portë të paprekur në 16 ndeshjet e fundit të Premier League.

Tottenham ka parë mbi 1.5 gola në 11 nga 12 transfertat e fundit në kampionat.

Rezultati i pjesës së parë është përsëritur edhe në fund në 9 nga 12 ndeshjet e fundit të Spurs.

Lojtarë kyç dhe mungesa

Yankuba Minteh shënoi kundër Tottenham sezonin e kaluar, dhe Brighton nuk ka humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet ku ai ka gjetur rrugën e rrjetës (4 fitore, 2 barazime).

Xavi Simons është në formë të shkëlqyer me tetë kontribuime në gola në dhjetë ndeshjet e fundit në ligë (4 gola, 4 asistime).

Brighton humbi të dëmtuar Jack Hinshelwood dhe Maxim De Cuyper ndaj Bournemouth.

Tottenham vazhdon të jetë  pa Dominic Solanke, ndërkohë që James Maddison dhe Dejan Kulusevski mbeten mungesa afatgjata.



Read it all at Bota Sot