Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

- Bota Sot

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

Inter Milano vendosi të tërhiqej nga gara për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman gjatë merkatos së verës, pasi i dha besim të plotë të riut Francesco Pio Esposito, kështu së paku raportoi gazeta e madhe italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Neurazzurët” tentuan me ngulm transferimin e Lookman verën që lamë pas, por kërkesa e Atalantas prej 50 milionë eurosh bllokoi çdo negociatë.

Lookman bëri çmos gjithashtu për të kaluar te gjiganti italian, duke mos dalë fare në stërvitje, megjithatë të gjitha përpjekjet në fund rezultuan të pasuksesshme.

“Gazzetta dello Sport” raporton se në fakt ka qenë Interi që u tërhoq nga gara për lojtarin, atë vetëm shkaku i talentit Esposito, të cilin e shohin si yll në ngritje.

Trajneri Cristian Chivu e pëlqen tejmase Espositon dhe e ka njoftuar Interin se lojtari do të jetë pjesë kyçe e projektit të tij. 20-vjeçari debutoi së fundmi edhe në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit, duke marrë vlerësime pozitive.

Një tjetër armë e rëndësishme për repartin ofensiv të Interit është edhe Ange-Yoan Bonny, i afruar nga Udinese këtë verë.



Read it all at Bota Sot