Mbrojtësi i kombëtares në dyshim për ndonjë dëmtim

- Bota Sot

Mbrojtësi i kombëtares në dyshim për ndonjë dëmtim

Nuk dihet nëse do të jetë sërish titullar. Marash Kumbulla nuk ishte në stërvitje për Majorkën një ditë më parë, ndërsa stafi mjekësor duhet të shikojë gjendjen fizike të shqiptarit.

Mbrojtësi kuqezi mbetet në dyshim nëse do të jetë këtë të diel në ndeshjen e radhës në La Ligën spanjolle, ndërsa skuadra e tij do të ketë një provë të vështirë në fushën e Atletikos në Madrid.

Shpresa është që futbollisti I kombëtares të mos ketë dëmtim të rëndësishëm, ndërsa afron ndeshja ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lojtari 25-vjeçar ka qenë në fushë në 67 për qind të minutave në kampionat, dhe po ashtu ka qenë titullar për Majorkën në 67 për qind të ndeshjeve, pra në dy nga tre.

Ai vendosi ta vazhdonte karrierën në Spanjë pasi u paraqit mjaft mirë sezonin e kaluar tek Espanjoli, gjithashtu në elitën e futbollit të këtij vendi.

Luajti plot 35 ndeshje nga 38 gjithsej për skuadrën katalanase, duke shënuar 3 gola e duke qenë ndër më të mirët, por klubi nuk mundi ta mbante për shkak të rrogës së lartë që merrte tek Roma, e cila e kishte huazuar, dhe tani e ka huazuar për herë të dytë.



Read it all at Bota Sot