Cristiano Ronaldo nuk dëshiron më të dëgjojë kritika rreth lojtarëve që zgjedhin të transferohen në kampionatin e Arabisë Saudite dhe i është kundërpërgjigjur një podkasti në Portugali që fliste rreth kësaj teme.
Aty po kritikohej zgjedhja e Zhoao Feliks për t’u larguar nga kampionatet e rëndësishme europiane dhe për të shkuar te Al Nasri në Arabinë Saudite, ndërsa është vetëm 25-vjeçar dhe jo në fundin e karrierës.
Podkasti popullor “Chuveirinho” kishte publikuar një pjesë të klipit në Instagram, ku u shfaq komenti i Ronaldos.
“Idio*ët nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, e megjithatë ata vazhdojnë e japin opinionet e tyre”, ishin fjalët e portugezit mes komenteve.
Më pas, komenti në fjalë u fshi, ndërsa vetë podkasti publikoi një tjetër klip ku argumentonte nëse Ronaldo duhej t’i kritikonte ata edhe pse prej vitesh ata lavdëronin 40-vjeçarin.