Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin.
Tre shqiptarët e Kosovës përkundër lojës së mirë me Hoffenheimin, nuk ia dolën si vendas, ku pësuan humbje me rezultat 4:1.
Asllani është zëvendësuar në minutën e 78-të e Avdullahu në të 83-tën.
Harry Kane është shënues i trefishtë, në minutën e 44-të, 48-tën nga penalltia e 77’ – nga penalltia, ishte vendimtar për fitoren e kampionit.
Për vendasit realizoi Coufal (82’).
Bayerni kryeson me 12 pikë pas javës së katërt në Bundesliga I, ndërsa Hoffenheim renditet në pozitën e gjashtë me 6 pikë.