Daku nga Kosova nuk ndalet në Rusi

- Bota Sot

Daku nga Kosova nuk ndalet në Rusi

Futbollisti Mirlind Daku vazhdon të shënojë me një rregullsi mbresëlënëse në kampionatin rus të futbollit duke treguar se investimi që bëri Rubin Kazan për t’i rinovuar kontratën, ishte mëse i merituar.

Në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij ndaj Akron Togliati në transfertë,

Daku ishte përsëri protagonist duke tundur rrjetën, në atë që ishte goli i 8 i këtij edicionin në vetëm 9 ndeshje të luajtura.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai mori topin jashtë zonës, u rrotullua me shpejtësi dhe lëshoi një predhë të pakapshme për portierin kundërshtar, me topin që u përplas në traversë e më pas përfundoi në rrjetë.



Read it all at Bota Sot