Brighton ndali një pikë të madhe në konak të vetin në përballje me Tottenhamin, ndeshje që u mbyllë baras (2:2).
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, u paraqit titullar, ku dha maksimumin.
Gruda është zëvendësuar në minutën e 63-të.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e lojtarëve Minteh (8) e Ayari (31).
Tottenhami megjithatë këndellet dhe ka barazuar rezultatin duke iu falënderuar golave të futbollistëve Richarlison (43) e van Hecke (82 - autogol).
Pas javës së pestë në Premier League, Tottenham zë vendin e dytë me 10 pikë e Brighton të 13-tin me 5 sosh.