Situata e brazilianit Vinicius në radhët e Real Madrid duket se sa vjen e përkeqësohet më shumë.
Trajneri Çabi Alonso ka filluar ta lërë atë në stol, por edhe ta zëvendësojë ndonëse në shumë momente është lojtari më i rrezikshëm në fushën e lojës për mbrojtjet kundërshtare.
Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme ndaj Espanjol, ku Vinicius realizoi disa dalje të rrezikshme në sulm duke krijuar mundësi të mira shënimi, me një nga të cilat u shfrytëzua nga Mbape për golin e 2-0.
Por në minutën e 77-të, Çabi Alonso përsëri vendosi ta nxirrte nga loja, duke i bërë vend Rodrigos dhe braziliani e shfaqi hapur pakënaqësinë e tij sapo pa numrin në tabelën elektronike. Ai hodhi me forcë një shishe uji dhe hapi krahët i dëshpëruar.
Një shfaqje publike e cila tregon qartësisht se është i pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet në këtë periudhë në radhët e Realit.