Shvercerat Shkup: Hidhërim në vend të festës!

- Bota Sot

Shvercerat Shkup: Hidhërim në vend të festës!

Tifozët “Shvercerat Shkup” janë të dëshpëruar me humbjen  e radhës së skuadrës së zemrës, Shkupit në Çair më rezultat 2:0 nga Makedonija GJP, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Tifozët kanë reaguar

“Hidhërim në vend të festës!

Ajo që ndodhi sot e kemi paralajmëruar muaj më parë!

Që nga ardhja e këtij sponsori sezonin e kaluar po ballafaqohemi me krizë dhe ajo krizë çdo ditë thellohet më tepër. Lojtarët dhe stafi nuk kanë marrë paga që nga Janari i këtij viti, krahas të gjitha gënjeshtrave dhe premtimeve nga kryesia e klubit se borxhet do të shlyhen. Jo rastësisht shumë lojtarë cilësor ikën nga klubi dhe erdhën lojtarë që kanë “humb rrugën” dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Sidoqoftë, në këtë rast lojtarët kanë më së paku faj dhe ne jemi të vetëdijshëm për atë. 

Faji është te presidenti Jasin Konjali i cili fizikisht nuk vjen në shtet dhe të ballafaqohet me krizën në klub si dhe te trajneri Umit Shahin i cili kur del karshi Shvercerave nuk i dëgjohet zëri ndërsa karshi lojtarëve sillet si kabadai me kërcënime se bën me klubin çfarë të dëshirojë.

Pikërisht para fillimit të sezonit kemi kërkuar largimin e këtij automekaniku që ushtron detyrën e trajnerit në ekipin tonë, gjë me të cilën është pajtuar edhe presidenti por si për çdo gjë tjetër edhe kësaj radhë gënjeu dhe ky automekanik vazhdon punën në klubin tonë. Rezultati: 7 ndeshje 0 pikë.

Zhveshja e fanellave të lojtarëve tonë pas ndeshjes nuk ka të bëjë me lojtarët por me atë gjest duam të dërgojmë porosi sponsorit që sa më shpejtë të dorëzon klubin si dhe ky trajner nuk është i mirëseardhur në klubin tonë. Kur të largohet trajneri, ne do të kthejmë fanellat në klub.

Ne kemi luftuar 36 vite për këtë klub dhe luftën tonë do ta vazhdojmë deri në frymën tonë të fundit deri sa të pastrojmë klubin nga strukturat kancerogjene!”, thuhet në reagim.



Read it all at Bota Sot