Shkëndija të dielën në Tetovë takohet me Tikveshin e Kavadarit, derisa nga tabori kuqezi për mediat ka folur mbrojtësi, Klisman Cake.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.
Dihet se në këtë periudhë nuk do të kemi kohë shumë për pauza, pasi ndeshjet janë çdo tre ditë.
Por, ne përsëri jemi të motivuar dhe të fokusuar 100% për të marrë tre pikët nesër”.
“Ne e kemi analizuar mirë ekipin e Tikveshit këto tre ditë që kemi pasur kohë.
Dhe, normal Shkëndija është gjithmonë gati për të marrë fitore, tre pikët ngelen në Tetovë.
Sa i përket skuadrës së lehtë, të gjithë e dimë se nuk ka skuadër të lehtë, pasi të gjithëve ju duhen pikët dhe të gjithë e dimë se pikët e mëdha mblidhen në fillim për shkak se fundi është shumë i vështirë”.
“Padyshim se ka dëshpërim. Çdo lojë derbi kur luan jashtë, duhesh ta pranosh barazimin, por kjo vlen për klubet e tjera dhe jo për Shkëndijën, pasi ne në çdo ndeshje jemi për tre pikët.
Dëshpërimi është, por ne vazhdojmë përpapara, në lojën e nesërme të hyjmë dhe ti marrim pikët që na takojnë. Ndërkohë dihet ngarkesa që është çdo tre ditë”, ka thënë Cake.
Ndeshja Shkëndija-Tikveshi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30.