Drita në presion të Prishtinës së Re! Flet Ramadani

- Bota Sot

Drita në presion të Prishtinës së Re! Flet Ramadani

Java e pestë në Superligë së Kosovës sjellë ndeshjen e së dielës, FC Drita - Prishtina e Re, ora 15:00.

Sipas trajnerit të Driës, ë Zekirija Ramadani, Prishtina e Re jo rastësisht është këtu, por e motivuar.

Neve  na intereson puna jonë, objektivi ynë, vetë kritika jonë ne në fillim nuk e kemi nisur ashtu siç është pritur, por duke kritikuar  veten dhe duke folur me futbollistët se pritëshmëritë nuk janë ato që duhet por gjithmonë në bazë të eksperiencës dhe kualitetit brenda grupit, unë jam i bindur që me një rezultat pozitiv nesër do kthehet ajo te cilën e dijmë dhe e presim nga futbollistët për arsye se të njejtit janë ata futbollist qe performuan në Evropë .

Por, është një moment lodhje, pothuajse se cdo futbollist ka ngacmim dhe nuk është në 100% e tij, por duhet të japim gjithçka nga vetja për tu kthyer dhe arritur tek objektivi jonë, tha Ramadani.

Udhëheqësi i Dritës foli edhe njëherë për situatën tonë për këtë fillim kampionat, për çka tha se edhe futbollistët e ndjejnë peshën e pikëve të humbura gjë që do të ketë reflektim.

Ne kemi besim tek ata tek kualiteti i tyre dhe ata janë te cilët na bënë krenarë.

Objektivi jonë është për kampionatin e ri se rezultatet e këtij kampionati na dërgojnë në garat ndërkombëtare dhe ja kamë potencuar edhe futbollistëve, sepse neve na duhen shumë futbollistë të shëndosh për gjatë gjithë  kampionatit edhe pse kemi disa futbollistë, të cilët kanë disa lëndime por shpresojmë të na bashkohet i gjithë grupi, sepse nganjëherë nuk na mjaftojnë vetëm ata futbollistë dhe duhet te bëjmë rotacion duhet  mbajtur komplet grupin në formë, - tregoi Ramadani.

Zekirja Ramadani ritheksoi se objektivi i FC Drita vazhdon të mbetet mbrojtja e titullit kampion.



Read it all at Bota Sot