Objektiv i Gjilanit, rikthimi i rezultateve pozitive

- Bota Sot

Objektiv i Gjilanit, rikthimi i rezultateve pozitive

Skuadra e Gjilanit ka mbyllur përgatitjet për duelin e fundjavës ndaj FC Ferizajt, sfidë kjo e vlefshme për javwn e pestë në Albi Mall Superligë.

Atmosfera në kampin kuqebardh ka qenë pozitive gjatë gjithë javës me futbollistët që kanë treguar përkushtim dhe intensitet. 

“Stafi teknik ka patur në dispozicion të gjithë grupin, me përjashtim të kapitenit Edison Kqiku dhe mesfushorit Shqiprim Taipi, të cilët po vijojnë programet individuale të rikuperimit.

Pjesa tjetër e skuadrës punoi me ritëm të lartë, duke u fokusuar kryesisht në aspektet taktike dhe përgatitjen e skemave të lojës përballë Ferizajt.

Gjilani synon të hyjë i motivuar dhe i përgatitur maksimalisht në këtë sfidë, me objektivin e qartë për të hyrë në serinë e rezultateve pozitive që do ta shtyjnë klubin drejt objektivave:, njofton SC Gjilani.

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet të dielën më 21 shtator me fillim nga ora 15:00.
 



Read it all at Bota Sot