Egnatia dhuron “show”, Tirana në krizë totale!

- Bota Sot

Egnatia dhuron “show”, Tirana në krizë totale!

Tirana ka marrë humbjen e dytë në javën e 4-të të Superiores.

Mbrëmjen e sotme klubi kryeqytetas është mposhtur në transfertë nga Egnatia me rezultatin e pastër 2:0.

Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje fantastike ku arritën të shënonin katër gola, por vetëm dy gola ishin të rregullt. Buric në pjesën e parë dhe Albanese në fillimin e të dytës i dhanë tre pikët Egnatias.

Aktualisht, rrogozhinasit ndodhen në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë të grumbulluara. Ndërsa Tirana ndodhet në krizë totale duke u gjendur në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.



Read it all at Bota Sot