Shoferi i makinës përfundon mbi çatinë e një shtëpie

- Bota Sot

Shoferi i makinës përfundon mbi çatinë e një shtëpie

Një veturë në Gossauerstrasse të Zvicrës ka përfunduar në çatinë e një shtëpie.

Siç raporton Blick, transmeton Klankosova.tv, aksidenti ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit të së shtunës dhe sipas policisë, shoferi po udhëtonte me shpejtësi të tepërt.

Bëhet e ditur se pavarësisht aksidentit, burri vazhdoi të ngiste makinën, kaloi trotuarin, u përplas me një gardh dhe më pas u përplas me makinën mbi çatinë e një shtese përpara se të binte anash në kopsht.

31 vjeçari pësoi lëndime të lehta në aksident dhe u dërgua në spital.

Policia po heton rastin. 



Read it all at Bota Sot