Liverpooli rivalizon Unitedin në garë për Baleban

- Bota Sot

Liverpooli rivalizon Unitedin në garë për Baleban

Manchester United mund të përballet me konkurrencë të fortë nga Liverpooli në garën për mesfushorin e Brightonit, Carlos Baleba, raporton TEAMtalk.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, e ka vendosur forcimin e mesfushës si prioritet kryesor, me Baleban që mbetet në krye të listës së dëshirave për transferime, pavarësisht dështimit të United për ta siguruar atë gjatë verës.

Disa javë më parë, Brighton kërkonte plot 80 milionë euro për të lejuar largimin e 21-vjeçarit.

Gjithnjë sipas TEAMtalk, United planifikon të afrojë dy mesfushorë të rinj, një në janar dhe një tjetër në fund të sezonit dhe kamerunasi shihet si “objektivi i ëndrrës” për afatin kalimtar të ardhshëm.

Megjithatë, Brighton nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e tij në mes të sezonit, edhe pse Baleba ka hasur vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë në javët e para të edicionit.

Në anën tjetër, Liverpooli ka monitoruar nga afër paraqitjet e lojtarit gjatë gjithë sezonit dhe mbetet një opsion serioz nëse vendos të përforcojë repartin e mesfushës.

Baleba pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos, me dy rivalët e mëdhenj të Premier Ligës që tashmë po përgatiten për një garë të ashpër për firmën e tij.



Read it all at Bota Sot