Dinmao do të luajë ditën e sotme një ndeshje delikate. Lajm i mirë për “Blutë” është rikthimi i tyre në “Selman Stërmasi”, stadium ku do të presin Bylisin.
Duel ky i parashikuar të startojë në orën 16:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 4-të të kampionatit.
Ilir Daja do të zbresë skuadrën në fushë vetëm për të kërkuar fitoren. Rrugë tjetër për dinamovitët nuk do të ketë, pasi timonieri synon që ekipi të bëjë autokritikën për humbjen ndaj Teutës.
Për Dajën ka rikthime dhe mungesa me “peshë”.
Kështu i gëzohet faktit të rikthimit të Naser Alijit dhe Bruno Ditës, të cilët do të marrin vendet e tyre në mbrojtje.
Ndërkohë nga krahu tjetër do të “vuajë” mungesën e Nanit dhe Guindos. I pari për shkak kartonësh, ndërsa i dyti për shkak dëmtimi.